Zaev për BBC: Referendumi është leksion pozitiv për Evropën

Shtëpia që në kohën e Nikolla Gruevskit mori stilin e ‘’Shtëpisë së Bardhë’’ neoklasike, pas më shumë se një viti kjo shtëpi po shërben si vend ku kryeministri Zoran Zaev bën tubime dhe mban takime me burrështetasit perëndimorë të cilët vazhdimisht qëndrojnë në Shkup, kështu e ka përshkruar atmosferën para referendumit mediumi britanik në gjuhën serbe BBC.

Marketing

”Përgjigjem në tre nga pesëmijë ftesa në ditë, dhe kjo më bën të jem në rrjedha me të gjitha problemet. Unë e di që gjendja në vendin tonë është pozitive’’- tha Zaev në bisedë për BBC.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse në votim nuk do të del numri i mjaftueshëm si në zgjedhjet paraprake, Zaev dha një përgjigje skeptike lidhur me numrin e votuesve.

”Dilema është nëse do të dalin në votim numër i mjaftueshëm i votuesve, në veçanti nëse në referendum nuk del numri i njëjtë si në zgjedhje”- tha Zaev.