Zaev për kandidat konsensual për president, VMRO-ja me thirrje publike

Kryeministri Zoran Zaev është për kandidat konsensual presidencial, përderisa VMRO_DPMNE shpalli konkurs publik për paraqitje të kandidaturës deri në konventën e partisë për zgjedhje të kandidatit për president për zgjedhjet e vitit 2019.

Marketing

“Dëshiroj të kemi kandidat konsensual për president, i cili do të jetë baba i kombit dhe pas së cilit do të ndalemi të gjithë”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Deri më tani, theksoi, nuk është hapur proces lidhur me përcaktimin e kandidatit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, pasi në vijim është një proces serioz për përfundimin e procedurës për ndryshime kushtetuese në Parlament. Theksoi se menjëherë më pas do ta hapin debatin. Theksoi se i vjen mirë që ka kandidatë, por se do të duhet të shihet se cilët prej tyre i duan qytetarët.

Potencoi se shpreson që do të zgjidhet kandidati për të cilin do të jetë nder të qëndrojnë pas tij dhe ta promovojnë si president të ri të Republikës së Maqedonisë. Ai pret që koalicioni qeveritar të fitojë në zgjedhjet presidenciale por, siç thotë për vendimin e qytetarëve kyç do të jetë personaliteti i kandidatit.

“Do të tentojmë ta gjejmë më të mirin apo më të mirën. Do të përpiqemi të gjejmë kandidat i cili maksimalisht do të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE shpalli konkurs publik për paraqitje të kandidaturës deri në konventën e partisë për zgjedhje të kandidatit për zgjedhjet presidenciale në vitin 2019.

Sipas asaj partie, të gjithë ata kandidatë, të cilët i plotësojnë obligimet dhe kushtet e caktuara ligjore për kandidim për president të Republikës së Maqedonisë dhe të cilët dakordohen dhe i mbështesin politikat e VMRO-DPMNE-së dhe konsiderojnë se për kandidat potencial, duhet të parashtrojnë letër individuale për deklarim të interesit për kandidim në konventën e partisë për zgjedhje të kandidatit presidencial, më së voni deri më 31 janar deri në orën 18:00, në hapësirat e selisë qendrore të partisë.

Menjëherë më pas, të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet, theksojnë, do të kenë të drejtë të barabartë për t’i prezantuar planin dhe programin e vet para partisë. Në pajtim me vendimin e KQ të VMRO-DPMNE-së në konventë do të marrin pjesë dhe do të vendosin 550 delegatë.

Parimi për zgjedhje është votim i fshehtë, ndërkaq për kandidat të zgjedhur të VMRO-DPMNE-së për president të RM-së konsiderohet kandidati i cili ka fituar më së shumti vota nga të gjithë kandidatët, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të delegatëve. Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk e fiton numrin e nevojshëm të votave prej 1/3 apo kandidatët fitojnë numër të njejtë të votave, votimi përsëritet. Në votimin e përsëritur marrin pjesë dy kandidatë të cilët kanë fituar më së shumti vota në votim të dytë, theksojnë nga partia.

Shtojnë se do ta zgjedhin kandidatin më të mirë dhe më të motivuar për president të RM-së, i cili së bashku me qytetarët do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2019.