Zaev për Krishtlindjet: Në paqe dhe qetësi të ndërtojmë botë më humane dhe të drejtë

Kryeministri Zoran Zaev në një letër drejtuar Peshkopit të Shkupit dhe Ekzarkatit Apostolik të Kishës Katolike në Maqedoninë Veriore, Kiro Stojanov, atij dhe besimtarëve nga feja katolike ua ka uruar festën e madhe të krishterë të Krishtlindjes – festën e lindjes së Krishtit.

Marketing

“Edhe këtë vit, kur ne gëzohemi dhe festojmë lindjen e Krishtit, të shoqëruar nga kënga e engjëjve për nder të tij në këtë ngjarje: “Lavdi Zotit në lartësi dhe paqe në tokë mes njerëzve!” Kjo festë e madhe e krishterë gjithmonë ju bën thirrje të gjithë njerëzve që të marrin si shembull punën dhe mësimin e Jezu Krishtit, si në paqe ashtu edhe me shpirt të qetë, t’u ofrojmë të gjithëve, në të njëjtën kohë, me qetësi të tillë ta mundim të keqen dhe ta shndërrojmë në të mirë”, thuhet në urimin e kryeministrit Zaev.

Në urimin e tij madje Zaev thotë se liturgjia e shenjtë me të cilën Papa Françesku bekoi besimtarët katolikë dhe të gjithë qytetarët me vullnet të mirë është shprehje e respektit për unitetin midis popujve të vendit tonë të cilin e vlerësojnë.

“Vizita e tij ishte inkurajim dhe mbështetje e fortë për të gjithë ne. Krishti lindi. Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve!” thuhet në urimin.