Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev përmes një telegrame urimi ua uroi festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve të konfesionit islam në Republikën e Maqedonisë.

Në letrën dërguar kryetarit të Bashkësisë fetare Islame, Reis Ul Ulema, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi dhe anëtarëve të Rijasetit të BFI-së, kryeministri Zaev, kumtoi shërbimi qeveritar për informim, të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë fetare islame u dëshiroi gëzuar festën, me dëshirat më të mira festa të kalojë në begati, disponim të mirë dhe shëndet të mirë.

“Të gjithë pjesëtarëve të besimit islam Kurban Bajrami t’u sjellë paqe, qetësi dhe bereqet. Kjo festë e madhe na kujton se mirësia duhet të jetë prijëse e jona. Na kujton se në jetën pas ne duhet të lëmë gjurmë të thella të mirësisë ndaj të gjithëve në shoqëri dhe ndaj atyre të cilët më së shumti kanë nevojë për ndihmë. Ditët e Kurban Bajramit janë ditë kur i përkujtojmë vlerat që festa i shënon dhe i lartëson, siç është ndihmesa dhe solidariteti me miqtë, me fqinjët, me të gjithë të cilët janë rreth nesh”, thuhet në urim.