Kryeministri Zoran Zaev tha se ai ka thënë se materialet për rastin “Monstra” të plota ashtu siç i ka do t’i dorëzoj tek Prokuroria Publike Speciale. Ai tha se të gjitha detajet që i ka pasur i ka ndarë më PSP-në, dhe ato detaje janë pjesë e procesit.

“Këtë e kam bërë si lider atëherë i opozitës, dhe si qytetar i përgjegjshëm ndërsa tani i mbetet organeve hetuese, prokurorisë publike dhe gjyqësorit të japin vendimin”, tha Zaev.

Ai tha se e vërteta organete hetuese tani kanë mundur të bëjën krahasimin e provave që kanë pasur më parë me audio incizimet të cilat shprehet ai se i ka dorëzuar të gjitha.

“Unë nuk dëshirojë të preudikojë asgjë në fund gjykata është e fundit që jep vendimin në bazë të argumenteve dhe provave. Çdo vendim është e bazuar në fakte dhe prova dhe besojë se kështu do të jetë”, u shpreh Zaev.

Sa i përket asaj se a qëndron në atë që kishte deklaruar më parë se dikush tjetër është fajtor për rastin, Zaev tha se çdoherë kur është përgjigjur për këtë rast, edhe pse kanë kaluar shumë vite, ka lënë rezerva duke thënë se bëhet fjalë për përshtypje të tij, ndërsa çdoherë ka deklaruar se fjalën e fundit e kanë organet gjyqësore të cilët duhet të sjellin vendim.