Zaev: Për shkak të ndryshimeve kushtetuese dhe nepotizmit, kemi rënie në reiting për 6 %

Kryeministri Zoran Zaev në intervistën e mbrëmshme për Televizionin Kanal 5 zbuloi se sipas hulumtimeve të fundit të opinionit publik, reitingu i qeverisë është ulur për gjashtë për qind.

Marketing

“Nëse udhëhiqnim me 11.9 për qind, tani udhëhehim me 5.9 për qind. Ndërsa VMRO-DPMNE është fiksuar. Disa dobësi të Qeverisë na shkaktuan dëm. Jemi ulur në 6 për qind, nëse ngushëllohemi Ciprasi ra në 11 për qind. Për këtë kanë kontribuar vendimet e guximshme si ndryshimet kushtetuese dhe ligji për gju7hët, por edhe disa dobësi tjera si nepotizmi dhe kjo i shkaktoi dëm garniturës qeveritare. Unë jam person i sinqertë dhe kjo rëndë kompensohet. Por, nëse nuk i përsërisim gabimet, mendoj se do të ia arrijmë. Porosinë e kemi marrë dhe nga ne duhet përmirësimi”, tha Zaev.

Marketing