Zaev për”bombat” është njoftuar nga Verushevski, më të përgjuar ai dhe Cërvenkovski

Kryeministri Zoran Zaev, sot në Gjykatën Penale të Shkupit dëshmoi në cilësinë e dëshmitarit kundër Sasho Mijallkovit, Gordana Jankullovskes dhe të akuzuarve tjerë në rastin e përgjimeve të paligjshme “Target-Fortesa”.

Marketing

Ai tha se në atë kohë në partinë e tij kryetar i komisionit për siguri ishte Zoran Verushevski ndërsa thekson se dokumentet dhe materialet ishin në formë të shkruar dhe audio.

“Si kryetar i LSDM-së, Zoran Verushevski më njoftoi se partia ka dokumente dhe materiale të tilla si përgjime të paligjshme të komunikimeve”-tha Zaev.

Target i zakonshëm të përgjimeve sipas tij ishin njerëz të opozitës së atëhershme dhe përfaqësuesit e vjetër të LSDM-së.

“Pas opozitës për mendimin tim më të përgjuar ishin gazetarët dhe ekspertët, dhe në të njëjtin nivel ishin edhe përfaqësuesit e OJQ-ve por edhe biznesmenë e shtetit, përfaqësues fetarë dhe disa numra telefoni të zyrtarëve të lartë të qeverisë në atë kohë. Ishte gjithashtu e qartë se përfaqësuesit e vjetër të pothuajse të gjitha partive politike shqiptare ishin target për një kohë të gjatë”, theksoi Zaev.

I pyetur nëse edhe ai është përgjuar , Zaev tha pohoi që “ndoshta menjëherë pas Cërvenkovskit ai është përgjuar më së shumti”, duke theksuar se janë përgjuar e mijëra biseda dhe mesazheve sms të tij.

Rasti “Target Fortesa” gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Zheneta Begtoviç dhe përfaqësueses i padisë është Lençe Ristevska.

Për rastin deri më tani ka dëshmuar Zoran Verushevski, Gjorgji Llazarevski dhe Svonko Kostovski.

Sipas aktit të prokurorisë, nëpërmjet tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri më vitin 2015 në mënyrën të paligjshme janë përgjuar 4.286 numra telefonikë për të cilët aspak nuk është dhënë urdhër nga gjykata.

Komunikimi është përgjuar para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së afatit për urdhrat e gjykatës për 1.541 numra telefonik apo gjithsej 5.827 numra telefonikë. Të përgjuar kanë qenë mbi 20 mijë qytetarë.

Marketing