Zaev përdorë të shkuarën e VMRO-së për të marrë vota shqiptare

LSDM po e përdorë të shkuarën e VMRO-së për të mbledhur vota te shqiptarët duke e trajtuar atë nacionaliste dhe me shumë epitete të tjera që në spikamë vë antishqiptarizmin e opozitës maqedonase .Por nëse e shkuara e VMRO-së për shqiptarët ishte gri, atëherë ajo e LSDM-së qe e zezë sterë .
LSDM po e përdorë të shkuarën e VMRO-së për ta paraqitur si gjeneratore të krimit kundrejt shqiptarëve por harron vetveten .CV-të e të dyjave janë të zeza në raport me shqiptarët por cështja është se kush qeveris e fundit .
Zaevi në fakt flet parreshtur ashpër për VMRO-në dhe si kundërshtarët të njëra tjetrës është e natyrshme por ai hyn në dimensione tjera duke e trajtuar atë si parti që ua ka nxirrë jetën shqiptarëve nën qeverisjen e Gruevskit, por atë LSDM e la të ikte dhe të vazhdonte jetën përrallore i paprekur në migrim .
Por sa herë që LSDM dhe Zaev zihen ngushtë përmendin të shkuarën e VMRO-së kundrejt shqiptarëve për ta bërë veten kristal të pastër, historia tregon të kundërtën.Aksionet e shumta policore më shumë janë kryer në kohën e socialdemokratëve se sa të VMRO-së.Mllefin e qevrrisjes së ashpër të LSDM-së shqiptarët e nxorrën tek VMRO kur shpërthyen konfliktin në 2001-shin .
Në këtë pikë ata nuk dallojnë por Zaev përdorë këtë strategji për të paraqitur veten si “hero” para shqiptarëve dhe për të përmendur regjimin e Gruevskit , atë regjim që kaloi për mrekulli në periudhën Zaeviane të qeverisjes.Asnjë vend në burg nuk u rezervua për aktorët e ” bombave” dhe figurat kryesore të VMRO-së në qeverisjen trevjecare të LSDM-së ,madje disa Zaevi i përafroi dhe i kishte për vete që i përvetësoi për të shpëtuar nga burgu.

Marketing

Por tashmë nuk është më Gruevski dhe VMRO udhëhiqet nga një tjetër lider .Pa hyrë në detajet më të vogla ,VMRO nuk ka më në dorë asgjë sepse ajo është opozitë .Ajo nuk përbën më fuqi pushteti dhe nuk ka më përgjegjësi .
Zaev luan në këtë kartë duke përmendur VMRO-në si nacionaliste a në fakt vetë ka rënë në grackën e nacionalizmit derisa heq një shqiptarë dhe vëndon në kohë pandemie dhe fushate dhe emëron një Aleksandër.

Koment TetovaSot

Marketing