Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se të gjithë ata që kanë gabuar do të përgjigjen para Ligjit në një proces transparent gjyqësor. Ai në intervistë për MIA-n, ka thënë se përgjegjësi duhet të ketë edhe për ata që po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë dhe gjatë kësaj të paraqiten si viktima.

Sa i përket deklaratës së djeshme e cila shkaktojë reagime në opinion, ku tha se nuk do të lejojë që një pederast ta rrëzoj qeverinë, Zaev ka thënë se i vjen keq nëse nga dikush është keqinterpretuar, por se qëndron në përcaktimet e tij për të cilat ka folur më parë.

“Nuk do të lejojmë që armiqtë e shtetit tonë të kenë sukses në planin duke shfrytëzuar kriminel, manipulator dhe mashtrues të pengojnë suksesin e vendit, anëtarësimin në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në”, ka thënë Zaev.

evn