Ne jemi vend në zhvillim, por jemi të gatshëm ta mirëpresim këtë krizë, vijon zhvendosje në pagimin e kredive dhe vonesë në zbatimin nga përmbaruesit, porositi mbrëmë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në programin Klik plus në TV 21.

“Këstin e muajit prill edhe kompanitë edhe qytetarët e prekur nga kriza do të mund ta paguajnë në korrik dhe nëse duhej ta paguanin në prill do t’ kenë edhe 12 këste të tjera që u përfundojnë në prill 2021 duke filluar tani me atë moratorium për t’i paguar këstet nga korriku, atëherë kësti i 12 do t’ju përfundojë në korrik 2021. Kjo do të thotë se kemi një lëvizje për tre muaj. Në këto tre muaj dhe dhjetë ditë, do të ketë ndalim edhe të të gjithë përmbaruesve, do të ketë dekret me fuqi ligjore, tani qeveria është në gjendje të jashtëzakonshme dhe do të ketë modalitete të shpejta dhe efikase”, theksoi Zaev.

Lideri i LSDM-së gjithashtu tha se me ekipin e ekspertëve është duke punuar në një paketë të re, të madhe të masave ekonomike për ta mbështetur ekonominë, firmat, punëtorët dhe qytetarët, për t’i riparuar pasojat ekonomike të pandemisë globale të koronavirusit, duke paralajmëruar mbështetje totale financiare prej 200 milionë eurosh në ekonomi.

“43.000 është numri i punonjësve të hotelierisë dhe tregtisë, të cilët fillimisht u prekën nga kriza. Këto masa të cilat janë paralajmëruara nga Qeveria deri më tani kanë pasur një ndikim serioz. Sidomos kredi pa interes nga Banka e Zhvillimit, investime në kontributet e punonjësve të cilat ne i zvogëlojmë për 50 përqind, dhe të tjera. Deri më tani i kemi 20 milionë euro të ndara për shëndetësinë, më pas kemi ndaj Qendrës për menaxhim të krizave, Ushtrinë, policinë ku tashmë janë ndarë 30 milion euro. Deri në 200 milionë euro do të arrijë mbështetja financiare për ekonominë”, tha Zaev. ls/shk/