Zaev: Plotësojmë parakushtet për vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve me BE-në

Merkel dhe Macron e shohin vendin si Republika e Maqedonisë së Veriut dhe jo si Ballkan Perëndimor. Në konferencën e kryetarëve të shteteve dhe qeverive në Berlin ne ishim shembull, ndërsa kancelarja gjermane dhe presidenti francez, gjerman rekomanduan që t’ju ndihmojmë të tjerëve, për të ndarë përvojën tonë rreth procesit të negociatave të suksesshme. Secili nga pjesmarrësit e filloi dhe përfundoi debatin me marrëveshjen e Prespës, tha kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në seancën e rregullt të Këshillit Ekonomik dhe Social në qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Zaev përsëriti edhe një herë se ai pret vendim pozitiv për të filluar negociatat këtë verë, në qershor apo korrik, veçanërisht pasi që të katër kushtet që janë kërkuar prej nesh tashmë janë zbatuar. Megjithatë, siç u theksua, përveç marrëveshjes së Prespës dhe reformave, duhet të arrihet dialogu i mëtejshëm dhe konsensusi në Kuvend për miratimin e Ligjit për ndërgjegjësimin e publikut.
“Ngelën edhe një ligj mbi prokurorinë publike që besoj se do të miratohet menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale. Ne kemi plotësuar kushtet e tjera”, nënvizoi kryeministri.

Nga Berlini, siç kujton, jemi kthyer me më shumë optimizëm sepse edhe ato vendet të cilat ishin të rezervuar, iu kemi dhënë guxim. Sipas Zaevit këto vendet do të thonë mendimin e tyre kur të vjen koha.

“Janë përmbushur katër synimet tona, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në gjyqësor, strukturat e sigurisë dhe administrata publike. Prandaj, unë konsideroj se i kemi të gjitha parakushtet që të presim një vendim pozitiv për të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Të paktën që meritojmë të marrim është vendimi pozitiv për të marrë një datë për negociata. Nëse ne rekomanduam dhe BE është e detyruar të rekomandojë”, tha Zaev.