Zaev: Policët janë gardianët tanë

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev për Ditën e policisë – 7 maj, në “Facebook” shkroi se “policët janë mbrojtësit tanë, gardianë të qytetarëve, të drejtave të tyre dhe sigurisë së tyre”.

Marketing

“Në periudhën kur po menaxhojmë me krizën globale të pandemisë, policët ishin në radhëve e para në luftën kundër coronavirusit”, shkruan Zaev.

Sipas tij, policët e Maqedonisë dëshmuan gatishmëri, profesionalitet dhe sakrifikim në mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë zbatimit të masave për mbrojtjen dhe parandalimin nga coronavirusi dhe se me këtë policët kanë dhënë kontribut në mbrojtjen e shëndetit publik.

Zaev thotë se gjatë këtyre viteve përmes procesit të reformave dhe profesionalizimit, policia ktheu besimin dhe imazhin te qytetarët.

“Sot policia është në shërbim të qytetarëve”, shkruan Zaev.

Marketing