Zaev porosi administratorëve: Në qoftë se dikujt nuk i punohet, t’i falenderojmë dhe le të shkojnë në shtëpi

Drejtorëve të institucioneve shtetërore që rezistojnë në lidhje me bartjen e të punësuarve sipas Marrëveshjes kornizë, Kryeministri Zoran Zaev u bëri thirrje që t’u krijojnë kushte për punë të sapoardhurve ose të arsyetohen në qoftë se vendimi është i pazbatueshëm.

Marketing

Pjesa më e madhe, rreth 750 nga të punësuarit janë shpërndarë në administratën shtetërore, ndërsa pasi të përfundojnë formalitetet e obligueshme do të gjendet vend edhe për 350 të tjerë, shpreh bindjen Kryeministri.

“Besoj se të të gjitha institucionet do ta zbatojnë vendimin. Dëshiroj të dërgoj mesazh te të gjithë drejtorët që rezistojnë – të mos rezistojnë, sepse realisht kanë nevojë dhe ata janë qytetarët tonë, secili ka mundësi të bëjë në mënyrë të ndershme punën e tij, përkatësisht të punojë. Në qoftë se dikujt nuk i punohet, qoftë prej atyre që barten tani ose që janë punësuar deri më tani, duhet t’i falenderojmë dhe le të shkojnë në shtëpi. tha Zaev.