Zaev pranoi kërkesën e Mickoskit për takim liderësh

Kryeministri Zoran Zaev sot në Kavadar ka paralajmëruar takim të ri të liderëve për të diskutuar fatin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Takimi i liderëve ishte kërkesë edhe e partisë opozitare VMRO-DPMNE.

Marketing

“Gjithsesi, është koha që të mbajmë takim të liderëve. Një, për shkak të reformave dhe ligjeve reformuese në Kuvend, e dyta, për zgjedhjet presidenciale të cilat janë caktuar për më 21 prill. Dhe e treta, është e rëndësishme që të diskutohet për cilëndo çështje tjetër të hapur. Unë gjithmonë i jap shans dialogut.

Dialogu është i rëndësishëm për vendin tonë, për të gjitha çështjet e hapura. Besoj se në një afat sa më të shkurtër do të mbahet takimi i liderëve. Bashkë me kreun e opozitës do të dakordohemi, që të mund ta realizojmë atë takim të liderëve”, tha Zaev.

Marketing