Zaev premton zgjidhjen e problemit me Bullgarinë

Bisedimet me fqinjin bullgar do të vazhdojnë pas fetave. Kështu bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev. Në një intervistë për MIA-në, ai tha se pret që i dërguari special i qeverisë së RMV-së Vllado Buçkovski, ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva të vazhdojnë komunikimin për të gjetur një zgjidhje. Kryeministri Zaev thekson se komunikimi me Sofjen zyrtare vazhdon në drejtim të gjetjes së zgjidhjes dhe shton se as çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për proceset evropiane, as zgjedhjet në Bullgari nuk duhet të jenë pengesë për zgjidhjen e dallimeve bilaterale.

Marketing

“Në momente të tilla, në sfidë, duhet të tregojmë vlera evropiane. Dialog, në vend të konfliktit. Qetësi dhe gatishmëri për bashkëpunim, në vend të nacionalizmit dhe izolime të reja. Sukses i përbashkët në vend të mossuksesit të ndarë. Edhe ne edhe pala bullgare kemi obligim për qytetarët e Maqedonisë dhe Bullgarisë të sigurojmë të ardhme evropiane, por me respektimin e vlerave evropiane”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Ai përsëriti se me mosmiratimin e kornizës negociuese Maqedonia e Veriut do të humb kohë të madhe, por humbës më i madh është Bashkimi Evropian. Mirëpo, thotë se edhe përskaj kësaj vendi to të vazhdoj të jetë aktiv.

“Ne do të jemi maksimalisht aktiv pas kësaj çështje. Do të luftojmë sepse fëmijët tanë presin të fitojmë në betejat e shekullit 21, të jenë në BE dhe të jenë të sigurt dhe stabil siç janë tani në NATO. Atë betejë e udhëheq sepse është e jona, betejë e përbashkët për të cilën janë të njëzëshëm të gjithë qytetarët e vendit tonë, maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë, serbë, boshnjakë dhe të tjerë”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Përndryshe, udhëheqjen e Bashkimit Evropian prej 1 janari e mori Portugalia.

Marketing