Zaev: Presidenti ta nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë

Presidenti Gjorge Ivanov ta nënshkruajë ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, ndërsa referendumi këtë vetëm do ta konfirmojë, apelon sot kryeministri, Zoran Zaev.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas lëshimit në përdorim të sistemit të parë fotovoltaik në objekt privat, Zaev përmendi se për herë të parë pas 27 viteve qytetarët kanë mundësi të vendosin për të ardhmen e Maqedonisë.

“Besoj në popullin tonë dhe në suksesin e procesit, me të cilin do të mburren shumë gjenerata”, tha kryeministri.
Duke e quajtur Marrëveshjen korrekte dhe të drejtë, Zaev përmendi se veçmë dy herë u ratifikua. Vijon referendum, ndryshime kushtetuese, e pastaj edhe ratifikimi në Parlamentin grek, pas çka Marrëveshja edhe zyrtarisht hynë në fuqi, repsektivisht do të fillojë përdorimi i emrit të ri.

Lidhur me aktgjykimet e sotme për Ziadin Selën, kryeministri ishte decid, se ato do të thonë vetëm përgjegjësi për atë që e ka shkelur Ligjin.

“Sundimi i së drejtës duhet të vlejë për të gjithë”, potencoi Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve për kërkesën e deputetit Muhamed Zekiri që shërbime inspektuese të hyjnë në BFI dhe ta kontrollojnë punën e saj, Zaev edhe një herë përsëriti se Qeveria dëshiron të ketë bashkëpunim me të gjitha bashkësitë fetare dhe se sekularizmi duhet të respektohet, por po ashtu edhe ligjet.

“Deputetët duhet të hapin debate, nuk duhet të frikohemi nga kjo, as dikush duhet të fshihet pas diçkaje. Institucionet, siç thash, do të zbatojnë kontrolle”, tha kryeministri.