Zaev pret që 8 deputetët të mbështesin ndryshimet kushtetuese

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka pohuar se nuk pret që tetë deputetët e pavarur të cilët dolën nga VMRO-DPMNE-ja nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre në ndryshimet kushtetuese, edhe pse fillimisht i vijë keq, pse në opinion janë shprehur se këto arrestime të cilat po ndodhin mund të ndikon në aspektin politik.

Marketing

“Kishte një përkrahje nga tetë deputet të opozitës për tu hapë Kushtetuta, dhe të njëjtit edhe atëherë kanë pohuar se po i japin mundësi ndryshimeve kushtetuese, ndërsa tani e kemi përpara një periudhë kur do të na duhet shumicë e thjeshtë, ndërsa dy të tretat do të na duhen nga mesi i muajit janar, dhe në këtë punë të Kuvendit unë e shoh si një dialog politik, dhe unë kamë shpresoja dhe po punojmë që këtë shumicë ta rrisim akoma”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Zaev po ashtu ka pohuar se pa marrë parasysh vendimeve politike, drejtësia në shtet duhet të jetë për të gjithë njëlloj.

Por në këtë kanë reaguar nga opozita Maqedonase të cilët kanë pohuar se Gjykata e apelit dhe sistemi i drejtësisë në vend do të duhet ti korrigjon vendimet e saja, dhe të ndalet ky atak ndaj funksionarëve të VMRO-DPMNE-së nëse dëshirojmë të kemi shtet me parametra europiane.

“Gjykata e Apelit do të duhet që nesër ti marrë parasysh faktet dhe argumentet për Mile Janakievskin dhe Kiril Bozhinovski për masën e paraburgimit, dhe të sjellë vendim që të njëjtit të mbrohen në liri. Nesër në Gjykatën e Apelit do të vendoset se a do të vazhdojmë të mbesim në këtë vrimë të zezë të viteve të 90-ta, apo Gjykata do të mund të ngrihet mbi vendimet e politikës. Nesër duhet të të ndalet frika që përmes masës së paraburgimit ti ulë deputetët në pazare politike”, theksoi Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

Por Zaev edhe njëher ka tregua se nuk ka ndërmend të bënë kompromise me njerëz të cilët mbi ta ka dosje të hapura.
“Drejtësia dhe shteti i së drejtës dhe funksionimi i drejtësisë është imperative i Maqedonisë, dhe çdo herë kemi potencuar se nuk duhet që politika të përzihet në drejtësi. Me shumicën prej tetë deputetëve e pavarur kemi vendos korniza të komunikimit, dhe pres që të njëjtit në seancën e 1 dhjetorit ti tregojnë edhe sugjerimet e tyre, dhe të marrin pjesë në debat, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Seanca plenare për ndryshimet Kushtetuese është caktuar të mbahet me 1 dhjetor, kur do të duhet të diskutohen ligjet për ndryshimet kushtetuese të cilat kanë kaluar filtrin e Komisioneve. Në pjesën e parë do të duhet shumicë e thjeshtë që të kalojnë ndryshimet kushtetuese.

Marketing