Zaev-Priebe: Zgjedhjet duhet të zbatohen me sukses që vëmendja të ngel në reformat

Kryeministri Zoran Zaev u takua me ekspertin e BE-së, Reinhard Priebe, i shoqëruar nga ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Samuel Zhbogar.

Marketing

Siç u njoftojnë nga qeveria, në takimi u shpreh mbështetja për procesin politik që përfundoi me marrëveshjen e Prespës dhe i hapi proceset integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Veçanërisht u theksua rëndësia e zbatimit të reformave në gjyqësor dhe ligjet e miratuara.

Zaev tha se kishte ndërgjegjësim në mesin e qeverisë dhe një vendosmëri të fortë për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për të siguruar drejtësi për të gjithë qytetarët.

Në takim u konstatua se është e nevojshme që me sukses të zbatohen zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që vendi të jetë në gjendje të mbajë fokusin në reformat e rëndësishme të nevojshme për procesin e integrimit evropian.

Marketing