Zaev: Qëllimi i regjistrimit është që të përfshihen të gjithë

Skoplje, 17. oktobra 2017 - Premijer Makedonije Zoran Zaev na konferenciji za novinaer nakon plenarnog panela na Samitu 100 lidera. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ bb

Kryeministri Zoran Zaev u takua me një delegacion të Lidhjes së Organizatave joqeveritare turke – MATUSITEB, të udhëhequr nga kryetari i Lidhjes, Hustrev Emin, i shoqëruar nga Tahsin Ibrahim dhe prof. dr. Sulejman Baki, ku u diskutua për regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe banesave, aktivitetet në lidhje me zbatimin e tij, si dhe rëndësinë e përfaqësimit të drejtë.

Marketing

Përfaqësuesit e MATUSITEB, siç informohet nga Qeveria, në takim theksuan rëndësinë e regjistrimit dhe të dhënave që do të merren, si bazë për krijimin e politikave të ardhshme të vendit tonë. Si një rrjet prej më shumë se 60 organizatave joqeveritare, thonë nga atje, ata janë të përkushtuar për një regjistrim që do të tregojë pamjen reale të popullsisë që jeton në Maqedoninë e Veriut. Në komunikatë thuhet se ata kërkuan përfaqësim të barabartë në të gjithë procesin e përgatitjes së regjistrimit që vijon në periudhën e ardhshme dhe informuan se ata, si organizata, vazhdojnë të punojnë në terren, duke informuar qytetarët për rëndësinë e kryerjes së regjistrimit dhe duke numëruar të gjithë qytetarët ashtu siç ndihen pa shantazhe dhe presione.

Kryeministri Zaev në takim e konfirmoi angazhimin e Qeverisë për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve që jetojnë këtu dhe theksoi se qëllimi është të numërohen të gjithë, secili është i rëndësishëm dhe duhet të jemi të sigurt se në fund të regjistrimit do të kemi pasqyrë reale.

Ai u përqendrua edhe në pasurinë e vendit tonë, i cili përbëhet nga një numër i madh i bashkësive etnike, ndërsa populli turk, sipas tij, është ura që na lidh me Turqinë.

Marketing