Zaev: Qeveria do të fillojë me punën online, pres që këtë ta bëjë edhe Kuvendi

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se pret që Parlamenti të fillojë të punojë onlajn, pasi dy deputetë rezultuan pozitivë në Covid-19. Ai beson se pushteti dhe opozita do të arrijnë marrëveshje që të punojnë onlajn dhe në mënyrë të tillë të votohet edhe Buxheti dhe informoi se seanca e ardhshme qeveritare do të jetë, po ashtu, onllajn pas rekomandimit të autoriteteve shëndetësore.

Marketing

“Besoj që Parlamenti menjëherë do të kalojë në opsionin online, nëse deputetët ashtu merren vesh, në pajtim me Rregulloren. Qeveria seancën e ardhshme të martën do ta mbajë online. Ne ende nuk kemi ndonjë person me simptome ose të infektuar, por me rekomandim të minstrit Venko Filipçe dhe Komisionit për mbrojtje shëndetësore, na është thënë se në pajtim me numrat, duhet të përgatitemi për seancën online qeveritare. Besoj se edhe Kuvendi do të jetë i mençur dhe do ta vendos punën online, pasi që këtë e kanë bërë, sa mund të vërej, pothuaj të gjitha parlamentet në rajon dhe Evropë”, tha Zaev.

Ai potencoi se është shumë me rëndësi që institucionet të funskionojnë, të jenë të zgjuara që ta ndjekin këtë periudhë, e cila nuk do të jetë e lehtë, si gjatë verës, pasi shohim se numrat janë të mëdha.

Zaev tha se ministri Filipçe e ka informuar se tërësisht me sukses është bërë tërë organizimi me përgatitjet me mjekët rezervë, infermieret, dhe se ngadalë ka filluar me funksionim edhe spitali i montuar.