Kryeministri Zaev shpreson se shumica e qytetarëve do të votojnë për ardhmërinë euroatlantike të vendit në referendumin e 30 shtatorit.

Këtë qëndrim kryeministri e ka shprehur në takimin me me ambasadorin e Holandës, Wouter Plomp, ndërsa ky I fundit ka shprehur mbështetje për politikat e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga qeveria, në takim është konstatuar se rëndësi të madhe ka çdo qytetar dhe subjekt politik ta ketë parasysh edhe përgjegjësinë personale për momentin historik që hap perspektiva ekonomike dhe evropiane për vendin tonë dhe për qytetarët e Maqedonisë.

“Gjatë bisedës është shprehur pritja se Maqedonia do të vazhdojë me proceset reformuese, posaçërisht në pjesën në gjyqësisë, që do të kontribuojë në procesin eurointegrues. Ambasadori holandez në këtë drejtim paralajmëroi ndihmë ekspertësh nga Holanda për Maqedoninë. Gjithashtu është shprehur edhe pritja se Maqedonisë së shpejti do të bëhet vendi i 30-të anëtarë i NATO-s”, thuhet në njoftimin e qeverisë.