Zaev: Qytetarët me të drejtë të dëshpëruar, nuk arritëm të përmbushim pritjet e tyre

Kryeministri Zoran Zaev pranon se gjatë qeverisjes së tij janë bërë lëshime në disa sfera, përfshi dhe gjyqësorin. Në intervistën javore për radio Evropa e lirë, Zaev thotë se qytetarët nuk i përjetuan pritjet e tyre, por shton se në periudhën që pason mund të priten vendime konkrete gjyqësore. I pari i Qeverisë është optimist se BE-ja do ta përmirësojë, siç e quan ai, gabimin historik për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Marketing

Jam i vetëdijshëm për lëshimet e kësaj Qeverie, por edhe të sistemit. Zhgënjimi është i pranishëm tek qytetarët, por edhe tek unë pasi BE-ja nuk solli vendim të drejtë. Shpresa jonë mbetet se këtë gabim historik do ta përmirësojnë. Përfundimisht qytetarët nuk i përjetuan pritjet nga gjyqësori dhe për këtë arsye në zëshëm flasim për atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me pushtetin gjyqësor. Neve i sollëm ligjet, Kuvendi i miratoi dhe tani presim që gjërat të ndryshojnë – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Duke folur për rastin “Reket” dhe akuzat e opozitës se Zaev mund të jetë koka e oktapodit, i pari ekzekutivit thotë se gjithçka që ka le të publikohet duke garantuar se ai nuk nën hetim por është denoncues i aferës korruptive.

Zoran Zaev është denoncues i rastit. Zoran Zaev nuk është nën hetim. Çka do që ka të lidhur me këtë rast, do të doja ta shihja të zbardhur dhe transparente – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Lidhur me vettingun për të cilin Zaev ditë më parë deklaroi se nuk është realizuar me kërkesë të BE-së, tani thotë se vetting do të ketë dhe se politikanët nuk do të kenë dorë në zbatimin e tij.

Vettingun mund të fillojmë ta zbatojmë me modelin e miratuar më herët ku politikanët do të jenë jashtë vendimmarrjes, me qëllim që ta bëjmë një reformë dhe ndryshim të tërësishëm të mentalitetit të qasjes së gjyqësorit. Kjo duhet të ndodhë edhe me Qeverinë, por edhe me segmentet tjera në shoqëri. Çfarë është e re? E reja është se tani do të insistojmë në nxjerrjen e shpejtë të kuadrove nga Akademia për gjykatës dhe prokurorë – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Lidhur me rritjen e pensioneve dhe pagës minimale, Zaev hedh poshtë akuzat e opozitës se bëhet fjalë për blerje të zgjedhjeve. Ndërkaq sa i përket kontesteve me Greqinë dhe Bullgarinë dhe çështjeve që burojnë nga marrëveshjet, Zaev thotë se rruga e vetme për tejkalimin e tyre është zgjidhja përmes dialogut dhe marrëveshjes. Lidhur me formimin e Qeverisë teknike dhe zgjedhjet e 12 prillit, Zaev ka deklaruar se ekzekutivi do ta merr formatin teknik më 3 janar, duke shtuar se nuk dyshon se subjekti i tij do të fiton në zgjedhjet e 12 prillit 2020.

Marketing