eferendumi do të jetë fjala e fundit përmes së cilës do të vendoset për çështjen e emrit. Kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës për shtyp me rastin e 1 vjetorit të Qeverisë, informon MEDIAL.

“Përmes këtij referendumi qytetarët do të orientojnë Qeverinë se kah duhet të ecë. Por para se të realizohet referendumi, qytetarët duhet të dinë qëndrimet e politikanëve, qëndrimin e Qeverisë.

Unë jam i bindur se qytetarët do të ndjekin vendimet e Qeverisë, vendime këto që janë në të mirë të shtetit dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në vend”, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës për shtyp me rastin e 1 vjetorit të Qeverisë.

Zaev gjithashtu tha se nuk dëshiron të komentoj parashtesat apo prapashtesat që përmban propozimi i ri për emrin pasi tashmë Maqedonia është në prag të zgjidhjes së çështjes mbi 20 vjeçare që ka me Greqinë.

“Të gjithë qytetarët e din se këto dy ditë do të realizoj bisedë telefonike me kryeministrin grek Tsipras. Pas kësaj, unë menjëherë do të informojë të gjithë liderët politik në vend dhe presidentin Ivanov se për çfarë është biseduar”, u shpreh Zaev.