Pushteti dhe opozita bashkërisht do të vendosin datën e referendumit, pyetjen dhe karakterin. Kryeministri Zoan Zaev, duke u thirrur në interesat shtetëror, kërkon që opozita të mos vendosë kushte të cilat sipas tij, mohojnë të drejtë e qytetarëve për të vendosur për të ardhmen e tyre.

Pres që bashkërisht ta definojmë ditën e referendumit, pyetjen, karakterin dhe çështjet tjera. është çështje shtetërore dhe çështje e zgjedhjeve. Pres që në përputhje me Ligjin për referendume do të zbatojmë procedurë të suksesshme me qëllim që qytetarët përfundimisht të vendosin për fatin e tyre. Do të duhet që të mos ketë kushte të cilat do të ndikojnë çfarëdo bllokade ndaj proceseve që na presin dhe të drejtës për të vendosur qytetarët. Pres që së shpejti të konsolidohet KSHZ-së – deklaroi Zoran Zaev.

Por sipas opozitës, kryeministri Zaev me paralajmërime për konsultime me opozitën po tregon dyfytyrësi pasi që, siç thonë ata, deri më tani ka vepruar në mënyrë të fshehtë dhe në dëm të qytetarëve.

Është dyfytyrësi fakti që Zaev tani flet për konsultime me qytetarët dhe opozitën kur deri tani, gjatë gjithë procesit të bisedimeve më Greqinë tashmë si parakusht për integrime euro-atlantike, i ka bërë në fshehtësi, pa dijeninë e qytetarëve, ka nënshkruar dhe është vet-kushtëzuar duke e nënçmuar kështu shtetin dhe kombin maqedonas. Deri tani së pari konsultohej me Greqinë dhe i tregonte qëndrimet ndaj tyre, ndërsa tani i është kujtuar se ka nevojë për konsultime edhe në Maqedoni – tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Sipas dispozitave ligjore të parapara në Ligjin për referendum, 30-60 ditë para mbajtjes Kuvendi duhet ta shpall referendumin, ndërsa 60-90 ditë duhet përfundojë e gjithë procedura e shpalljes, fushatës, mbajtjes dhe rezultatit.