Zaev: Rëndësia e referendumit është e njëjtë me atë para 27 viteve

Rëndësia e referendumit është e njëjtë, si ai para 27 vjetëve, sepse nëse atëherë atëherë e siguruam pavarësinë e shtetit, tani nga ky vendim varet nëse do ta sigurojmë ardhmërinë e Maqedonisë së pavarur, deklaroi kryeministri Zoran Zaev sot në tribunë me qytetarë në Gazi Babë , në organizim të koalicionit “Dil PËR Maqedoni Evropiane”.

Marketing

Tha se para nesh është një vendim serioz dhe për këtë është me rëndësi të flitet për rëndësinë e integrimit në NATO dhe BE, por edhe për hollësitë e Marrëveshjet. Të debatohet dhe qytetarët të kenë qëndrim, për këtë çështje.

Vendimi ynë, theksoi Zaev, është nëse do shkruajmë vendime të guximshme apo sërish do të fshihemi dhe do të jemi me kapacitet të pamjaftueshëm.

Tha se me Marrëveshjen jo vetëm që ruhet identiteti jonë por garantohet gjuha maqedonase, por Greqia e njeh dhe e pranon gjuhën dhe popullin maqedonas.