Zaev: Rinia e Ballkanit Perëndimor kanë potencial të implementojnë shembuj pozitiv të start ap ideve

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë potencial ta zënë momentin për progres, veçanërisht gjeneratat e reja përmes mundësive që i ofrojnë shoqëritë tona transparente përmes lidhjes digjitale të internetit t’i transmetojnë përvojat përparuese moderne nga bota në rajonin tonë. Të gjitha këto aspekte të zhvillimit teknologjik dhe inovacioneve janë përfshirë edhe në procesin arsimor sepse e rëndësishme është gjeneratat e reja ta marrin diturinë e nevojshme dhe të motivohen. Qeveritë tona gjejnë mundësi se si në mënyrë ende më intensive t’i përkrahin inovacionet, zhvillimin teknologjik, bizneset start ap, që të nxitet dhe përshpejtohet procesi inovativ i mendimit, potencon kryeministri Zoran Zaev në fjalim të Start ap samitit që mbahet në Sofje, Republika e Bullgarisë, në organizim të BE-së.

Marketing

Ai mbajti fjalim në panel diskutimin e parë të Samitit për vlerën e nxitjes së digjitalizimit dhe krijimin e kushteve për zhvillim të inovativitetit dhe start ap bizneseve si segment i rëndësishëm për transformimin digjital të Ballkanit Perëndimor. Në këtë panel me kryeministrin Zaev debatuan edhe kryetarët e Qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë, Dushko Markoviq dhe Ana Bërnabiq, ndërsa fjalime të tyre hyrëse mbajtën edhe kryetari i Qeverisë të Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov dhe komisarja për Ekonomi digjitale dhe shoqëri në Komisionin Evropian, Marija Gabriel si nikoqirë të samitit.

Duke folur për zhvillimin e procesit inovativ dhe implementimin e tij praktik kryeministri i Maqedonisë theksoi se inovacioni paraqet guxim të gjehen ide dhe zgjidhje të reja dhe në atë drejtim tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë tërësisht e përkrahë dhe nxit inovativitetin si bazë në procesin e zhvillimit të një sistemi të përmbajtur të startapeve.

“Në vitin 2018 Qeveria e Republikës së Maqedonisë me mbi 13 milion euro i përkrahë projektet inovative të kompanive. Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik ka përkrahur 100 kompani inovative t’i zhvillojnë idetë e tyre kreative dhe çka është më e rëndësishme t’i paraqesin në treg”, shtoi kryeministri Zaev.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë e përkrahë hapjen e tre përshpejtuesve të biznesit për hapjen e startap bizneseve të reja, dhe potencoi se përvoja praktike dhe shembujt pozitiv të start ap kompanive të suksesshme janë motiv për të gjithë rininë të mendojnë në mënyrë kreative, të përgatisin projekte dhe të ndërmarrin iniciativa për biznes personal me dëshirë të sinqertë të kontribuojnë dhe të punojnë në sektorin privat.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë për detyrë t’i njohin dhe implementojnë përvojat e suksesshme pozitive dhe idetë në botë. Lidhja dhe ndarja e përvojave janë motivim i madh dhe inspirim për njerëzit e Ballkanit Perëndimor. Në atë mendim lëvizim në drejtim të mirë dhe mbajtja e këtij Samiti e konfirmon atë”, tha Zaev në fund të fjalimit të tij dhe bëri thirrje në diskutim kreativ për të cilën vlerësoi se pozitivisht do t’i befasojë botën dhe Evropën për atë se sa inovativ dhe kreativ mund të jenë njerëzit dhe rinia e kësaj pjese të Evropës.

Kryeministri i Maqedonisë është i bashkangjitur nga ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski.

Startap Samiti është në organizim të Bashkimit Evropian nën udhëheqësi të komisares për ekonomi digjitale dhe shoqëri, Marija Gabriel.

Në suaza të mbajtjes së samitit ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Mançevski, realizoi takim me komisaren për ekonomi digjitale dhe shoqëri në Komisionin Evropian, Marija Gabriel në të cilën biseduan për Parkun Teknologjik Shkencor i cili deri në fund të vitit duhet të hapet në Shkup, si dhe për mundësinë Republika e Maqedonisë të jetë nikoqir i akademisë së parë rajonale të sajber sigurisë për vendet e Ballkanit Perëndimor.