Zaev – Sasoli: Çdo vendim tjetër përveç negociatave, do të jetë nxitje për procese regresive në vend

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sonte në Bruksel u takua me kryetarin e Parlamentit evropian, David Maria Sasoli.

Marketing

Në takimin, ku morën pjesë edhe zëvendës kryetari i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryeministri Zaev i ka shprehur falënderim kryetarit Sasoli për përkrahjen nga PE-ja dhe eurodeputetëve, prej të cilëve shumica e madhe e kanë pranuar rekomandimin e Komisionit evropian, që Maqedonia e Veriut pa kusht t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE, kumtuan nga pres shërbimi i Qeverisë.

Kryeministri Zaev theksoi se ende është optimist se vendimi për fillim të negociatave megjithatë do të miratohet në samitin e presidentëve dhe shefave të qeverive të vendeve anëtare të BE-së gjatë ditës së nesërme.

“Epilog tjetër përveç fillimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut, si mirënjohje për reformat e realizuara dhe për vendimet serioze politike të vendit si plotësim të rekomandimeve të BE-së, do të jenë nxitje për forcat regresive në vend dhe sinjal dekurajues për vendet tjera në rajon lidhur me proceset e tyre eurointegruese”, tha mes tjerash kryeministri Zaev në takimin me kryetarin e Parlamentit Evropian.

Sasoli e konfirmoi miratimin pothuaj konsensual të eurodeputetëve për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe theksoi se vendi është rrëfim i suksesshëm për Bashkimin Evropian, posaçërisht për shkak të mënyrës me të cilën janë zgjidhur çështjet me Greqinë dhe Bullgarinë.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Sasoli tha se me këto porosi ai nesër do të drejtohet edhe në Këshillin e Evropës dhe do të kërkojë të përmbushet premtimi për vendim pozitiv për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. .

Marketing