Zaev-Shekerinska: Ardhmëria e Maqedonisë është në NATO, në një tavolinë me SHBA-të

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e kanë vlerësuar mbështetjen amerikane për rrugën e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.

Marketing

“Mbështetja e SHBA-së është gjithmonë këtu dhe paraqet inkurajim të fuqishëm për ne. Është i rëndësishëm interesi i sekretarit Matis për çështjet tona të brendshme. Folëm për referendumin. Për Maqedoninë anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka alternativë. Ftesa për NATO na ka inkurajuar që të vazhdojmë reformat”, ka deklaruar Zaev.

Ndërsa, ministrja Shekerinska ka deklaruar se nuk kanë dilemë se ardhmëria e Maqedonisë është në NATO, në një tavolinë me SHBA-në.

“Jemi të gatshëm të bëheni anëtare e NATO-s, ku të gjithë vendet anëtare luftojnë së bashku për siguri. Jam e bindur se më 30 shtator qytetarët do të deklarohen për ‘Maqedoni evropiane”, ka deklaruar Shekerinska.

Заеднички изјави со американскиот Секретар за одбрана, Џејмс Матис и МОРМ Шеќеринска

Во живо: Заеднички изјави за медиумите американскиот Секретар за одбрана, Џејмс Матис и министерката за одбрана, Радмила Шеќеринска.

Publiée par Zoran Zaev sur Lundi 17 septembre 2018