Zaev: Sjellim vendim për zgjedhjen e kuadrove të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, do të tregojmë se mundemi më mirë

Sjellim vendim për zgjedhjen e kuadrove të përgjegjshëm, llogaridhënës, profesionist dhe të përkushtuar të cilët do të kenë për detyrë të udhëheqin institucionet dhe të tregojnë rezultate ndaj qytetarëve, ka shkruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk derisa ka zgjatur mbledhja e Këshillit qendror të partisë.

Marketing

“Para Këshillit qendror i prezantoj parimet dhe vlerat e koalicionit të ardhshëm qeveritar. Në mandatin e ri të plotë do të tregojmë se mund të punojmë edhe më shumë dhe më mirë në realizimin e programit e cila çon përpara në rrugën e vërtetë, evropiane, atë të ekonomisë dhe drejtësisë”, ka theksuar Zaev.

Marketing