Zaev: Spanja së shpejti do të ratifikojë Protokollit për në NATO

Kryeministri Zoran Zaev pas Mbledhjes së Liderëve të NATO-s në Londër deklaroi se ai personalisht është siguruar nga kryeministri spanjoll Pedro Sançez se Spanja shumë shpejt do ta deponojë ratifikimin e Protokollit për inkuadrim të vendit tonë në NATO në Uashington.

Marketing

“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut ka një adresë. Në atë adresë është shkruar siguria e përhershme për shtetin tonë dhe qytetarët e saj. Ajo adresë është selia kryesore e NATO-s në Bruksel. Edhe në Bruksel, njëjtë sikur këtu në Londër edhe njëherë do të ngritët dhe do të mbetet i ngritur flamuri i Maqedonisë së Veriut, si i një vendi anëtar i Aleancës ushtarake dhe të sigurisë më të fuqishme në botë.

Kjo do të bëhet shumë shpejt, kur shteti i fundit anëtar dhe aleat i yni, Spanja do ta depozitoj ratifikimin e protokollit për aderim të vendit tonë për anëtarësim në NATO, në Uashington. Për këtë, mora bindje të plotë nga kryeministri spanjoll, Sançez”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Marketing