Suedia e mbështet Maqedoninë në vazhdimin e proceseve të cilat çojnë drejt finalizimit të së ardhmes euroatlantike të shtetit tonë, është porosia të cilën e transmetoi ambasadori suedez Mats Stafanson në takimin me kryeministrin Zoran Zaev sot pasdite në të cilin është biseduar për mundësinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në shumë fusha në interes të qytetarëve të të dy vendeve, si dhe për tema aktuale dhe politike.

Siç kumtuan nga pres-shërbimi qeveritar, në takim është konstatuar se është e patjetërsueshme të gjitha subjektet politike të përkushtohen në politikat konstruktive të cilat sjellin përparim të Maqedonisë dhe jetë cilësore për qytetarët.

“Përcaktimi im si kryeministër dhe përcaktimi i Qeverisë është nëpërmjet procesit integrues politik në shtet, të arrihet marrëveshje për çështjet e rëndësishme politike, në interes të së ardhmes së Maqedonisë. Këtë e treguam edhe gjatë dakordimit për KSHZ-në, për financimin e partive politike, për ndryshimet në Ligjin për Qeveri. Pres që të gjithë nga opozita të bashkëngjiten në përcaktimin politik të shumicës dhe në përcaktimin e qytetarëve për të ardhmen euroatlantike. Për këtë besoj se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe në të do të pasqyrohet vullneti i shumicës, për Maqedoninë e integruar në BE dhe NATO”, tha kryeministri Zaev, theksohet në kumtesë.

Njëkohësisht, shtohet, kryetari i Qeverisë e falënderoi ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë për mbështetjen e madhe të cilën ia jep Suedia Maqedonisë në të gjitha proceset demokratike dhe zhvillimore të shtetit tonë.