Zaev-Stanilla: Janë arritur rezultate të rëndësishme në plan ekonomik dhe politik

Kryeministri Zoran Zaev, sot u takua me Viorel Stanilën, ambasadori i Rumanisë në shtetin tonë, i cili e përfundon mandatin e tij.

Marketing

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim janë përshëndetur politikat e kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë në plan ndërkombëtar, në plan vendor dhe në fushën e ekonomisë, me konstatim se janë arritur rezultate të rëndësishme në përparimin e shtetit dhe përmirësimin e jetës.

Është paralajmëruar se Rumania do të vazhdojë ta mbështesë shtetin tonë në eurointegrime.

Kryeministri Zaev e falënderoi Qeverinë rumune dhe ambasadorin Stanilla personalisht, për miqësinë e sinqertë dhe ndihmën në nivel principiel në proceset demokratike dhe euroatlantike të shtetit tonë.

“Fuqishëm jemi të përkushtuar ndaj mbështetjes së qytetarëve dhe formave të goditura nga kriza shëndetësore – ekonomike dhe përmes ribalancit të konfirmuar mbrëmë të Buxhetit, i cili shkon për miratim në Parlament. Jemi të vetëdijshëm, si Qeveri dhe si shtet, se hapja e negociatave me BE-në sjell periudhë të papërsëritshme para nesh ta përmirësojmë standardin jetësor të qytetarëve dhe t’i zbatojmë vlerat evropiane në vend dhe do të vazhdojmë me politikat tona të mençura, të sinqerta dhe të kujdesshme të cilat e çojnë shtetin përpara”, ka thënë kryeministri Zaev.

Në mbledhje janë shprehur përcaktime të përbashkëta për zhvillm të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, si dhe në suaza të anëtarësimit të përbashkët në BE, qëndron në kumtesë.

Marketing