Zaev takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka filluar agjendën punuese evropiane, e cila përfshin vizita pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë, informojnë nga kabineti i atij.

Marketing

Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryeministri Zaev do të ketë takime pune me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me kryetarin e Parlamentit Evropian David Sasoli, me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Zhozep Borel, me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian, Frans Timemermans dhe me eurokomisarin për Politikë të fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varheji.

Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Zaev do të ketë takim edhe me Augusto Santosh Silva, ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë, vend anëtar dhe kryesues aktual me BE-në.

Marketing