Zaev takohet me Lazim Destanin, flasin për përfitimet e antarësimit në NATO

Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe kryetarin e BDI-së dhe partnerin e koalicionit Ali Ahmeti, vizituan sot kompaninë “Ekolog” nga Tetova ku u takua me kryetarin e nderit të Bordit Këshillimor të kompanisë, Lazim Destani.

Marketing

Në takim, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, u theksua se bëhet fjalë për një kompani udhëheqëse botërore që siguron një zinxhir furnizimi me zgjidhje të përshtatshme, menaxhim të objekteve për qeveritë, ministritë e mbrojtjes, organizatat humanitare botërore dhe punon për klientë nga fusha e energjetikës, minierave dhe infrastrukturës. Kompania operon në 42 vende dhe angazhon më shumë se 12,000 njerëz në 150 vende të ndryshme në botë, pwrcjellw KOHA.

Në takim u informua se kompania ka krijuar partneritete me ushtritë e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, EUFOR-it, NATO-s dhe me disa kompani ndërkombëtare si Shell, Fluor, KBR dhe të tjerë.

Kryeministri Zaev theksoi se me zgjidhjen e çështjet kryesore politike dhe me anëtarësimin e plotë të vendit në NATO dhe nisjen e negociatave me BE-në, hapen mundësi të mëdha për investime të reja nga kompanitë vendase ndërkombëtare si Ekolog, për të cilën ai tha se është një shembull i suksesshëm i një kompanie vendore që operon në nivel global dhe është një krenari për vendin tonë.

Në kuadër të vizitës së tij në kompani, kryeministri Zaev bëri një vizitë të ambienteve të kompanisë dhe u informua me aktivitetet e saj të rregullta.

Gjithashtu u këmbyen informata për mundësitë për investime të reja private të kompanisë Ekolog në Republikën e Maqedonisë Veriore

Marketing