Zaev takon komisionerin për zgjerim Varhely

Euro-komesari për zgjerim, Oliver Varhei inkurajon vendin t’i vazhdojë reformat që të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Pas takimit me kryeministrin, Zoran Zaev, në profilin e tij në Twitter Varhei shkroi:

Marketing

Inkurajuam Maqedoninë e Veriut t’i vazhdojë të gjitha reformat e nevojshme në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të arrijë një vendim pozitiv për fillimin e negociatave me BE-në- shkruan Oliver Varhely.

Ndërkaq Zaev i cili pos takimit me euro-komisarin mori pjesë në samitin e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) në Romë, ftoi BE-në të arrijë kompromis për zgjerimin dhe në mars vendit t’i jep dritë jeshile për fillim të negociatave për anëtarësim.

Ideja për metodologji të re të zgjerimit të BE-së është e arsyeshme vetëm nëse procesi bëhet më efikas, më i besueshëm dhe nëse nxjerr më shumë përfitime për shtetet kandidate për anëtarësim në Union. Prandaj, ne apelojmë për konsensus të shpejtë mes shteteve-anëtare të BE-së, për parimet dhe elementet e metodologjisë së re, që do të krijojë mundësi për sjelljen e vendimit për fillim të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut- tha Zoran Zaev.

Iniciativa e Evropës Qendrore shënoi 30 vjetorin e themelimit të saj dhe konfirmoi nevojën për bashkëpunim më të madh rajonal në forma të ndryshme, si: Procesi për bashkëpunim të shteteve të Evropës juglindore, Këshillit për bashkëpunim rajonal, Procesi i Berlinit dhe ngjashëm.

Marketing