Zaev: Të dielën nuk është zgjedhje mes dy partive politike, por është zgjedhje për të ardhmen tonë

Të dielën do të përballeni me vendim historik. Duhet të bëni zgjedhjen. Mbani mend, ajo nuk është zgjedhje mes dy partive politike. Ajo është zgjedhje për të ardhmen e juaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Është zgjedhje për të ardhmen e Maqedonsië tonë të dashur.

Marketing

Këtë e porositi kryeministri Zoran Zaev në video paraqitjen deri te qytetarët për referendumin e 30 shtatorit.

“Kjo përmendore, ‘makedonium’, na rikujton se popilli maqedonas çdoherë ka bërë zgjedhjen e vërtetë: Më 1903 gjatë kohës së Kryengritjes së Ilindenit. Më 1941 në Luftën nacionalçlirimtare kur u rreshtuan krah për krah me Evropën progresive kundër fashzimit.

Më 8 shtator të vitit 1991 me votën e referendumit sollëm vendim për Maqedoni të lirë, të pavarur dhe sovran. Prej atëherë deri tani, nuk janë realizuar të gjitha synimet tona, ëndrra jonë për Maqedoni Evropiane dhe shtet anëtare e NATO-s.

Por, sot, realizimi i asaj ëndrre, e atij synimi është afër. Më 30 shtator, secili prej nesh duhet të vë një tullë në ndërtimin e të ardhmes më të mirë të Maqedonisë- të ndihmojmë të bëhemi shtet anëtar të aleancës më të fuqishme të sigurisë- NATO dhe shtet i barabartë në bashkësinë më të fuqishme ekonomike në botë- BE.

Ju qytetarët e keni çelësin të bëni shtetin tonë anëtar të familjes evropiane.

Himni, flamuri mbeten të njëjtë dhe të mbrojtur. Ne jemi maqedonas dhe çdoherë do të jemi maqedonas! Prandaj unë do të votoj. Për të mirën e fëmijëve tanë. Për shtet të qetë dhe të sigurt ku maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllahët dhe të gjitha bashëksitë tona etnike jetojnë jetë të mirë dhe prosperuese.

Të dielën, vota juaj do ta përcaktjë të ardhmen e juaj dhe të vendit tonë. Tani është koha për vendim. Ejani të jemi unik si që bërëm para 27 viteve.

Ejani ta çojmë vendin tonë drejt të ardhmes së ndritur. Bashkë për Maqedoni Evropiane”, thekson mes tjerash kryeministri Zaev në paraqitjen audio deri tek qytetarët e Maqedonisë në prag të referendumit të 30 shtatorit.

Marketing