Zaev të martën kryeson Këshillin për Stabilizim Asocim

Kryeministri Zoran Zaev do të udhëton të martën për në Bruksel, ku do të kryesoj mbledhjen e Këshillit për Stabilizim dhe Asocim, së bashku me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së, Federika Mogerini.

Marketing

Kryesimi nga ana e Zaevit, vjen si rezultat i rotacionit të kryesimit me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim, ndërsa gjatë vizitës së punës në Bruksel, janë paraparë edhe takime bilaterale mes Zaevit dhe sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai po ashtu, do të mbaj edhe konferencë të përbashkët për media me Mogerinin dhe eurokomesarin Han, në Këshillin e Bashkimit Evropian, ku temë kryesore pritet të jetë eurointegrimet e vendit.

Zaev gjatë qëndrimit të tij në Bruksel do të jetë i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri Mbrojtjes dhe i Jashtëm.