Zaev: Të tejkalohen paragjykimet partiake, kjo mundësi është e papërsëritshme

Pres të gjendet guxim, që të tejkalohen paragjykimet partiake dhe politike dhe duhet pasur kujdes për të ardhmen e shtetit, pasi kjo mundësi është e papërsëritshme. Vendimin të cilin e sjellim është me shumë përgjegjësi dhe rëndësi për të ardhmen e qytetarëve dhe besoj se të gjithë ne para së gjithash dhe mbi të gjitha do të mendojmë në shtetin tonë, tek fëmijët dhe te gjeneratat të cilat vijnë pas nesh.

Marketing

Këtë sot e theksoi kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se ajo që është e rëndësishme për të është fokusi të mbetet me të vërtetë para përgjegjësisë serioze e cila qëndron para të gjithë faktorëve politik, të përzgjedhurve politik, të përzgjedhurve të popullit, para së gjithash edhe të Parlamentit.

Theksoi se seanca e Komisionit për Çështje Kushtetuese, vazhdon nesër, ndërsa pas përfundimit të saj, është caktuar seancë kuvendore për të hënën.

“Maqedonia është në një periudhë specifike dhe e gjithë ajo që po ndodh mundet edhe ashtu edhe kështu të interpretohet. E di se sistemi duhet të funksionojë dhe punojë paralelisht. Kam lexuar vetëm nga mediat se kjo po ndodh, nuk shoh kurrfarë lidhje në atë që ndodh në Kuvend, pasi debati është transparent, publik, publikisht do të sillen vendimet kudo dhe besoj se çdo institucion paralelisht me vendimet politike të cilat sillen në shtet, sjellin vendime, sistemi funksionon dhe punon”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për atë nëse është e vërtetë se rastet e PPS-së interpretohen si presion ndaj deputetëve.

Lidhur me atë se nëse do të kërkojë dorëheqje nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili është njëri prej të akuzuarve në hetimet e PPS-së, tha se Osmani kishte një kumtesë.

“Qëndrimi im gjithmonë ka qenë i njëjtë dhe vazhdon të jetë i njëjtë. Ky është vetëm hetim. Do të doja t’i dija detajet, do ta ndjek me kujdes procesin dhe me kohë do t’i ndërmarr aktivitetet e mia nëse diçka lidhet me dinjitetin e Qeverisë”, theksoi Zaev.

Lidhur me qëndrimin e Osmanit se ka siguruar shumicë prej dy të tretash, por se është duke u heshtur pasi bëhet presion ndaj deputetëve të opozitës dhe sa ka të vërteta mbi këtë, Zaev tha se edhe dje në Kuvend ka biseduar me deputetët.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm dhe të gjithë e kanë të qartë se nuk ka plan B. Nëse kjo mundësi dështon çfarë më pas të gjithë janë të tmerruar nga mendimi çfarë nëse dështon kjo mundësi. Numri është i madh madje nga opozita, është i madh pasi njerëzit besojnë, ata janë njerëz shoqërorë edhe politikanë, deputetë etj. Me siguri kanosja, momenti i pakëndshëm të cilin e jetojnë dhe përjetojnë janë shkaqe që deri në fund të mos bëjnë ekspresion ndaj qëndrimeve të veta”, tha Zaev.

Potencoi se të gjithë ata janë përgjegjës edhe shumica edhe opozita në Parlament, të gjithë janë përgjegjës, të gjithë e dinë shumë mirë, sikurse edhe ai se kjo mundësi duhet shfrytëzuar, pasi është e papërsëritshme.

Theksoi se Maqedonia do të shkojë drejt BE-së dhe NATO-s dhe se ai para së gjithash është optimist, pasi me siguri është më i udhëzuar dhe më i informuar për shkak të funksionit që e ka. Nuk ka të ardhme tjetër për Maqedoninë, theksoi, përveç integrimit në NATO dhe BE.

Marketing