Parlamenti polak së shpejti do ta ratifikojë Protokollin për pranim të vendit tonë në NATO dhe përkrahje për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për këto tema sot kanë diskutuar kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendës kryetari i Parlamentit të Republikës së Polonisë, Rishard Terleçki.

Në takimin, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të bëjë përparim edhe në integrimet evropiane. Bashkarisht u konkludua se nevojitet të vazhdojnë politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Aspirata e jonë është që në Samitin në qershor, në BE, pas statusit 14-vjeçar të kandidatit, të marrim datë për fillim të negociatave me BE-në. Shpresojmë se përkrahja e vazhdueshme e vendit tonë, nga miku i ynë i madh, Republika e Polonisë, do të konfirmohet edhe në qershor, ndërsa ne punojmë në argumentet që ta meritojmë këtë përkrahje”, tha kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë potencoi se shteti i ynë vlen për shembull pozitiv, se si përmes dialogut zgjidhen çështje të rëndësishme me fqinjët, përmes ndërtimit të miqësisë dhe ardhmërisë së përbashkët. Ai shtoi se reformat me sukses zbatohen. Sipas tij, zgjidhja e çështjeve të mëdha politike, procesi i pranimit në NATO dhe inkurajimet për afrim në BE, japin rezultate edhe në planin ekonomik, siç është rritja e investimeve të huaja për katër herë në vitin 2018, në krahasim me vitin 2017, zvogëlimi i papunësisë, rritja e industrisë dhe BPV, që çon drejt motivimit të të rinjve që të mbeten të jetojnë dhe punojnë nlë vendlindje.

“Jemi para zgjedhjeve për presidentin e pestë të shtetit dhe besojmë se me vetëdije dhe përgjegjësi nga të gjithë do të tregojmë se ky vend ka kapacitete serioze demokratike”, tha Zaev.

Në takimin, siç thuhet, u bisedua edhe për mundësitë e hapura për avancimin e bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes, në planin ekonomik, në sferën e turizmit, kulturës dhe bashkëpunimit parlamentar, për të cilin shkak në vend qëndron një delegacion parlamentar nga Polonia.

Kryeministri Zaev dërgoi ftesë për vizitë zyrtare të kryeministrit të Republikës së Polonisë, Mateush Moravecki.