Zaev: Teuta Arifi nuk është kandidat për Ambasadorë në Uashington

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi nuk është kandidat për Ambasador në Uashington, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

Ai duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në ngjarjen e zgjerimit të rrugës “Nikolla Karev” e njohur si rruga e Plastikave, potencoi se Teuta Arifi është mike e tij dhe e mbështetë në aktivitetet e saja si kryetare e Tetovës, por që asnjëherë nuk është ofruar si kandidate për Ambasadore në Uashington e as që ka shfaqur interes.

“Për Teuta Arifin aspak nuk është biseduar. Ajo është mike e imja, e mbështes, i ndihmojmë në pjesën e Tetovës, po realizohen projekte, zhvillojmë investime të mëdha serioze në Tetovë, por ajo as që ka shfaqur dëshirë, as që dikush e ka propozuar si kandidat”, tha Zaev.

Marketing