Zaev thirrje deputetëve: Ta dërgojmë Maqedoninë në familjen evropiane

Ka përfunduar dita e parë e diskutimeve rreth fazës së tretë dhe finale e ndryshimeve kushtetuese.

Marketing

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kjo seanca po mbahet pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, por mazhoranca është e bindur se e ka shumicën e nevojshme prej 80 deputetësh.

Në fjalimin e tij, kryeministri Zaev falënderoi për mbështetjen edhe partitë shqiptare dhe deputetët e etniteteve të tjera në këtë moment historik për vendin.

“Ne jemi gjenerata që i mënjanojmë problemet e vjetra. Kemi vendim të çiltër për identitetin maqedonas, identitetin maqedon për përdorim të përgjithshëm më në fund.

Gjuha maqedone do të flitet lirshëm gjithkund”, tha kryeministri i vendit Zoran Zaev në paraqitjen e tij para deputetëve.

Kryeministri u bëri thirrje deputetëve të bëhen pjesë e atyre që Maqedoninë do ta dërgojnë në familjen Europiane.
“Kemi marrëveshje me pika të qarta për të ardhmen tonë si shtet. Askujt asgjë nuk i kemi falur. Askush asgjë nuk na mori. Zgjedhni në mes të ardhmes europiane dhe izolimit.

Bota na sheh dhe pret nga ne përgjegjësi shtetërore”- porositi mes tjerash nga foltorja e Kuvendit kryeministri Zoran Zaev.

Marketing