Zaev thirrje opozitës: Merrni përgjegjësi, shansi është i papërsëritshëm

Mbështetje për lëvizjen e Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike kanë dhënë deputetët edhe nga shumica dhe opozita, si dhe deputetë të bllokut politik shqiptar pasditen e sotme të punës së Komisionit për çështje kushtetuese në Kuvend. Shumica me thirrje që të mbështetet procesi në Kuvend, ndërsa opozita duke theksuar se procesi është jokushtetues, ftoi se zgjidhja është në unitet dhe konsensus e cila do të nxirret nga Rezoluta e përkrahur në Kuvend në vitin 2008.

Marketing

“Nëse edhe VMRO-DPMNE është ‘për’, ejani t’i miratojmë vendimet. Fituam shtet të pranuar nga të gjithë. Kemi identitet të pranuar”, ka porositur kryeministri Zaev, pasditen e sotme në replikën ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, referendum i suksesshëm nënkupton edhe shumicë dhe konsensus dhe në këtë rast patjetër të merret parasysh vullneti i shprehur i 600 mijë qytetarëve.

“Patjetër të sjellim vendim. Shansi është i papërsëritshëm. Edhe Mickovski dhe Ivanov e dinë se kam informuar për çdo bisedë telefonike në procesin e arritjes së marrëveshjes. Dikush patjetër të sillte vendim dhe e bëra këtë. Merrni edhe ju përgjegjësi dhe ta sigurojmë shtetin”, ka thënë kryeministri.

Në guxim dhe bashkërisht të sillet vendim, ftoi edhe deputeti i BDI-së Artan Grubi.

“Ejani ndihmoni bashkërisht. Ne jemi para vendimit që duhet ta shohim si politikanë ose liderë. A do të votojmë për gjeneratat e ardhshme apo zgjedhjet e ardhshme. Unë dhe bashkëmendimtarët e mi, veçmas ata nga BDI e dimë saktë se çka u duhet gjeneratave të ardhshme, shtet i sigurt, krah për krah me Uashingtonin dhe Brukselin”, ka thënë Grubi.

Bashkëpartiaku i tij, Xhevat Ademi duke theksuar se hapet kapitulli më i rëndësishëm për Maqedoninë pas pavarësisë, ka ftuar kolegët e opozitës të dëgjojnë zërin e arsyes.

“Të udhëhiqesh në këto momente nga emocionet është këshilla më e keqe. Gjeneratat e ardhshme dhe historia do ta na arsyetojnë. A ka çmim. Patjetër që ka, por qëllimi është më i madh, më i lartë nga ky kompromis, që është i dedikuar dhe jemi të detyruar ta përfshijmë dhe si asnjëherë më parë qytetarët kanë nevojë për unitet. Të gjithë pa përjashtim, thonë Maqedonia në asnjë variant nuk ka mundur të ketë marrëveshje më të mirë se kjo, asnjëherë”, ka thënë Ademi.

Ndërkohë, për Ilija Dimovskin e VMRO-DPMNE-së kjo është çështje me rëndësi dhe se duhet të veprohet ashtu siç flet arsyeja dhe zemra sa do që të jetë e vështirë.

“Me siguri se kjo është një nga pikat e jetës që secili nga ne i pranishëm në sallë do t’i mban mend dhe do t’u tregojë gjeneratave të ardhshme se si është vendosur në situata të caktuara, me siguri edhe më e rëndësishmja në jetë, si sfidë dhe nga këtu patjetër të veprojmë ashtu siç na flet arsyeja dhe zemra sa do që të jetë e vështirë, sa do që të kemi konfrontime personale në bindjet tona, thjesht, patjetër të veprojmë ashtu siç mendojmë”, ka thënë Dimovski.

Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa ka thënë se dy blloqet politike maqedonase duhet të gjejnë zgjidhje lidhur me këtë çështje, duke shtuar se kjo nuk do të thotë se për shqiptarët kjo çështje nuk është e rëndësishme.

“Të gjitha çështjet janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe Republika e Maqedonisë duhet të ndërtohet si shtet modern demokratik”, ka thënë Zendeli.

Surija Rushiti nga Aleanca për Shqiptarët ka potencuar se e përkrahin procesin e integrimit në BE dhe NATO, por ajo duhet të shkojë bashkë me kohezionin e brendshëm në Republikën e Maqedonisë.

Edhe ai dhe Zendeli kanë theksuar në arritjen e barazisë së plotë të shqiptarëve dhe përdorimit të gjuhës shqipe.
Në diskutimin është përfshirë edhe ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov i cili tha se në referendum do të kishte situatë të pastër, nëse kishte vota “kundër”.

“Do ta përmbyllnim këtë kapitull të madh. Pasi populli nuk ka vendim, kthehet prapa në Kuvend. Por, pse duhet të shkohet përpara pasi populli ose 609 mijë thanë ‘po'”, tha Dimitrov.
Ndryshe, Komisioni do të vazhdojë me punën të premten në ora 14.