Zaev: Transparencë, llogaridhënie, solidaritet, mundësi korrekte për të gjithë

Kontrolloni në sirtarë se cilat lëndë nuk iu janë zgjidhur. Shihni të gjitha lëndët për të cilat keni thënë “jo” si mund t’iu thoni “po” qytetarëve. Të rriten përgjegjësia, transparenca dhe llogaridhënia, apeloi kryeministri Zoran Zaev deri te ministrat, drejtorët dhe te administrata publike për pyetjet e dërguara sot pasi përfundoi sesioni i parë i forumit “Dy vite Qeveri-përgjegjësi para qytetarëve”, në të cilën patën fjalim edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendësministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.

Marketing

Biznes bashkësinë e porositi se tani është momenti i vërtetë.

“Sillni vendime për investime, punëtorët duhet ta rrisin produktivitetin, bujqit tani duhet t’i sjellin vendimet. Punëtorët shëndetësorë – kujdes më të madh, llogaridhënie më e madhe, merrni pagë publike, ndërsa ne të gjithë jemi pacientë. Arsimi duhet të ecë përpara. Ne duhet si shtet dhe shoqëri të bëjmë hap të madh”, porositi mes tjerash Zaevi.

Potencoi se duhet t’u jepet mundësi gjykatësve. I porositi se nuk i kanë borxh askujt. “Ndani drejtësi për të gjithë”, tha Zaevi.

“Në të njëjtën kohë duhet të ketë solidaritet. Cilësi të njëjtë për jetë për të gjithë qytetarët dhe mundësi korrekte për të gjithë qytetarët”, theksoi kryeministri Zaev.

Me forumin “Dy vite Qeveri – përgjegjësi para qytetarëve” , Zaevi së bashku me zëvendëskryeministrat dhe ministrat e Qeverisë, sot iu dhanë mundësi opinionit dhe qytetarëve që t’i shprehin mendimet, komentet, sugjerimet, propozimet dhe kritikat e tyre për punën dhe politikat e qeverisë.

Forumi ishte i ndarë në dy pjesë: “Ndryshime 2017 – 2019″ dhe “Agjenda 2019 – 2020″, ndërsa fjalime kishin Zaev, Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Koço Angjushev, të cilët në sesionin e parë i ndanë realizimet më të rëndësishme nga programi i Qeverisë.

Në fjalimin e tij ai foli për arritjet më të rëndësishme të Qeverisë, Zaevi theksoi se në shënimin e dyvjetorit të punës së Qeverisë, flasin përgjigjet e pyetjeve se ku ishim dhe ku jemi drejtuar, si shtet, si shoqëri, si qytetarë.

Potencon se për dy vite jo të plota janë zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët, ndërsa e kanë marrë përgjegjësinë që ta zgjedhin kontestin me Greqinë.

“Detyra jonë ishte që ta ruajmë identitetin e Maqedonisë. E ruajtëm, e vërtetuam dhe e përforcuam. Edhe bota e njohu këtë. Na dha mirënjohje. Na njohu si partner të barabartë, si faktor në rajon, në Evropë dhe në botë, dhe këtë vit e morëm raportin më pozitiv deri më tani prej se jemi vend kandidat, me rekomandim të pastër, dhe të pakushtëzuar të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim. Për këtë meritojmë që të gëzohemi dhe të urojmë të gjithë. Kemi punuar shumë dhe kemi rezultat”, potencoi kryeministri Zaev.

Theksoi se takimi dyditor i Këshillit Veriatlantik të ambasadorëve dhe të përfaqësuesve të vazhdueshëm të vendeve anëtare të NATO-s, me të cilin do të kryesojë sekretari i përgjithshëm Jens Stoletenberg, i cili do të mbahet nesër në Shkup, është pranim dhe nder i madh për një vend i cili i ecën hapat e fundit deri në anëtarësim të plotë në NATO.

Koncepti “Një shoqëri për të gjithë”, nënvizoi, është model për të ardhmen tonë të përbashkët e cila fillon me respektimin e të gjitha bashkësive – mozaik në të cilin kulturat e ndryshme respektohen, bashkëpunojnë, përmbushen dhe mes vete pasurohen.

Ai shtoi se kjo Qeveri i ka aktivizuar të gjitha potencialet që të sigurojë shtet të drejtë dhe siguri sociale sepse, shtoi, besojmë në shoqërinë përfshirëse, shoqëri e njëjtë e cila jep mundësi dhe kujdeset për secilin individ.

Kryetari i Qeverisë tha se ndryshimet strukturore, ndryshimet e vlerave, paradigmat për vendin tonë nuk do të ndryshohen nëse nuk është e mbështetur me ekonomi të fuqishme, reale.

Kryeministri foli edhe për reformat në sistemin gjyqësor me të cilat krijohet gjyqësor i ndershëm, i pavarur dhe efikas për të gjithë qytetarët e barabartë para ligjit.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij foli edhe për politikat e qeverisë transparente dhe llogaridhënëse, si shtylla në luftën kundër korrupsionit, në eliminimin e të gjitha mundësive për keqpërdorim dhe kontroll të mediave, në ndryshimin e marrëdhënieve në administratë, që të sigurojmë shërbime cilësore për qytetarët, si dhe e shërbimeve cilësore me ndërtimin e sistemit të kapshëm, cilësor dhe të qëndrueshëm në afat të gjatë të mbrojtjes shëndetësore që do të sigurojë kushte të larta për punë të kuadrit mjekësor, për zhvillimin e tij në profesion, për paga dinjitoze.

Zaevi theksoi se krijojmë shtet me të ardhme plotësisht të sigurt evropiane, me më shumë shpresë, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e saj të çliruar nga frika, vend i cili si shembull shkëlqen në Ballkan.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Shekerinska theksoi se në politikë dhe biznes përdoret fjala game-changer për njeri, persona ose ngjarje të cilët e zbatojnë realitetin/lojën e cila ka zgjatur me dekada.

“Sot dy vite pas formimit të kësaj Qeveria, si shtet mund të themi se kemi bërë vlerësim të drejtë dhe të duhur dhe e kemi kryer punën e domosdoshme – reforma të brendshme në kombinim me zgjidhjet rajonale”.

Në pjesën e asaj që është realizuar dhe reformat në pjesën e shërbimeve të sigurisë-zbulimit dhe në pjesën e policisë, zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski përkujtoi për reformat e filluara në sistemin e ndjekjes së komunikimeve, që ishte burimi i krizës politike dhe instrument i sundimit të regjimit të së kaluarës.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani përkujtoi se kemi pasur situatë të mosbesimit të plotë në institucione, dhe mosbesim mes bashkësive etnike gjë që ishte kërcënim për marrëdhëniet ndëretnike. Për dy vite, potencon, është bërë kthesë e cila është vlerësuar shumë lartë edhe në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit për vitin 2019.

Sipas tij, vlerësimi në Raportin e Komisionit Evropian nuk paraqet shpërblim, nuk paraqet qerasje, por shprehje të vërtetë merituese për progresin tonë dhe vlerësim real se jemi të gatshëm për negociata, dhe se Republika e Maqedonisë së veriut këtë vit do t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Angjushev foli për shkallët rekorde të investimeve të huaja dhe për politikat për ngritjen e konkurrencës, rritjen e eksportit, zhvillimin teknologjik dhe inovacionet dhe për vende të reja, të paguara mirë.

“Është realitet se po ndërtohen 19 fabrika në ZZHTI-të, ndërsa jashtë tyre edhe gjashtë-shtatë fabrika, si dhe se janë rritur investimet e huaja direkte të cilat vitin e kaluar arritën 624 milionë euro, ndërsa në tremujorin e parë mjetet direkte e sjella në shtet për ndërtimin e fabrikave dhe blerjen e makinave 78,9 milionë euro, pesë herë më shumë se mesatarja e shtatë viteve të fundit. Nuk mund të anashkalohet edhe fakti, siç tha, se papunësia ra nën 20 për qind, se janë punësuar 26.600 qytetarë, si dhe se mbi shtatë për qind u rrit neto paga. Ai vlerësoi se ky vit do të jetë një nga vitet më të suksesshme ekonomike dhe bëri të ditur se Qeveria ka kapacitet dhe fuqi që të jap një rezultat të tillë” potencoi Angjushev.

Kryetrari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha e pyeti Angjushevin se deri ku është ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë dhe a vlerëson se periudha për ndërtimin deri në vitin 2025 është shumë e gjatë duke pasur parasysh se mund të ndikojë në rritjen e BPV-së, ndërsa e pyeti edhe për projektet infrastrukturore në zonën e Vizbegut. Angjushev u pajtua se autostrada duhet të realizohet shumë më herët, por shtoi se nevojitet që plotësisht të përfundojë procedura teknike për, siç tha, që të mos ketë probleme në autostradat e tjera të cilat po ndërtohen.

Për Urania Pirovskën, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, në dy vitet e ardhshme kjo Qeveri duhet të tregojë se ka mundësi dhe kapacitete që t’i zbatojë ligjet e reformuara. Sipas saj, në vend zbatimi i ligjeve është problemi më i madh.