Zaev tregon “përralla “se mandati i takon fituesit.Harron 2016-tën kur humbi

Zaev po jep porosi të prera se mandati i takon partisë së parë fituese të zgjedhjeve dhe jo asaj të tretë duke aluduar në BDI në.Por ai ka treguar edhe njëherë se është armiku më i madh i fjalëve të tij shkruan Tetovasot.
Zaev nuk e tha këtë para tre vitesh kur fituesi ishte VMRO partia që fitoi zgjedhjet ndërsa atë kohë mandati mund t’i jepej një partie të dytë,të tretë, të katërt.Më 2016 tën ka qenë tjetër vend,ne tjetër “kushtetutë “,me tjera rregulla demokracie.

Marketing

Zaev mbetet një politikan me qëndrime të luhatshme që ose i konvenojnë atij dhe është në rregull ose çdo gjë tjetër është anti ligjore, antikushtetuese ,gjithnjë sipas kombinatorikave të tij.

Në demokracinë parlamentare është shumë e qartë se kush e fiton mandatin. Mandati i takon partisë së parë dhe jo partisë së tretë. Nuk dua të komentoj më tepër. Arroganca dhe nënçmimi i qytetarëve nuk sjellin rezultat -tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.
Demokraci parlamentare ishte edhe para tre vitesh kur humbi Zaev nuk përmendte dot fituesin e parë ose të dytë . Atëherë mundej sipas tij ndërsa tani jo.Zaev e ka dëshmuar se qeverisja e tij me mentalitetin e një kryetari komune ka qenë një dështim gjithandej.Vendi sot ka një gjyqësi të kontrolluar,varfëri,premtime që nuk u realizuan asnjëherë dhe asnjë i dënuar për krim dhe korrupsion dhe gjithë këto kanë një protagonist,Zoran Zaevin.Tetovasot

Marketing