Zaev tregon se sa i ka kushtuar pandemia Maqedonisë së Veriut

Qeveria ka menaxhuar mirë pandeminë si në aspektin shëndetësor poashtu edhe në atë ekonomik – tha Kryeministri Zaev i pyetur të komentojë akuzat e opozitës se qeveria ka dështuar në menaxhimin me COVID-19.

Marketing

“Cdo të hënë po arrijnë nga 11 mijë vaksina të Pfizerit, këto ditë presim 80 mijë vaksina nga Bullgaria, Greqia dhe Kroacia. Vetë numrat tregojnë se ne nuk jemi në krizë të imunizimit” – tha Kryeministri Zaev.

Targeti ynë është 1.3 milionë njerëz të vaksinohen, numrat janë adekuat. Për këtë shkak kemi porositur 2.6 milionë që qytetarët të marrin dy doza – tha Kryeministri Zaev.

Pandemia kushtoi shumë, për shkak se humbëm qytetarë. Ngushëllimi I vetëm është se kjo ka ndodhur në gjithë botën – tha Kryeministri Zaev në Klan Debat.

“Me siguri ka kushtuar 1.5 miliardë euro. Për vetëm pesë muaj kemi pagesa më të mirë nga DAP-i dhe Dogana në krahasim me vitin e kaluar me 200 milionë euro, apo 22% të ardhura më të mira. I kthehemi normalitetit, paratë do t`I kompensojmë, por nuk do t`I kompensojmë jetët e humbura” – tha në Klan Debat Kryeministri Zaev.