Në tremujorin e dytë nga viti 2018 të këtij viti rritja e bruto prodhimit vendaor (BPV) arriti 3,1 për qind. Në gjysmën e parë të këtij viti janë realizuar 327 milionë euro investime të huaja direkte, që është për 218 për qind më shumë nga mesatarja nga tre vitet e fundit, ndërsa rritja e prodhimit industrial për periudhën e njëjtë nga viti i kaluar është më e madhe për 8,4 për qind si dhe rritja e punëtorëve në industri për 7,2 për qind në periudhën e njëjtë.

Është ulur shkalla e papunësisë në 21,1 për qind, që paraqet shkallë më të ulët historike deri më tani. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 janë realizuar 10.000 punësime të reja.
Këtë sot në pres konferencë së bashku me ekipin e ekonomisë të Qeverisë të RM-së e theksoi kryeministri Zoran Zaev duke siguruar se ekonomia e Maqedonisë po rritet dhe po stabilizohet për afat të gjatë.

Sipas tij, ky trend i rritjes së BPV-së është fal stabilizimit ekonomik të cilin e arriti Qeveria, së bashku me ftesën për anëtarësim në NATO, procesin e filluar për bisedime me BE-në dhe zbatimin e politikave cilësore ekonomike.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev tha se rritja e BPV-së është për shkak të faktorëve me ndikim siç janë industria, ndërtimtaria, bujqësia dhe tregtia, ku është vërejtur rritje më e madhe.

Ndërsa, ministri i Financave Dragan Tevdovski informoi se në gjysmën e parë të vitit nga viti 2018 ka rritje të pagesës së taksave për katër miliardë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar si dhe se ka rritje të ndjeshme të kontributeve të pagave të cilat rriten për 1,5 miliardë denarë më shumë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.