Zaev -Trudo: Përforcimi i marrëdhënieve si aleatë të NATO-s

Për përforcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë në të gjitha fushat si aleate në NATO u zotuan sot kryeministrat e të dy vendeve Zoran Zaev dhe Xhastin Trudo në takimin në margjina të Samtit të NATO-s në Londër.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ndërsa u përshëndet edhe anëtarësimi i plotfuqishëm i Maqedonisë Veriore në NATO, si rezultat i reformave të suksesshme të cilat arritën me kthimin e demokracisë në vend dhe me përforcimin e proceseve integruese euro-atlantike.

Kryeministrat Zaev dhe Trudo gjatë bisedës në takim e afirmuan edhe përcaktimin e të dy vendeve të ndërtojnë marrëdhënie më të fuqishme miqësore, tani edhe si aleate të Aleancës.Ato potencuan se të dy zotohen për përforcimin e lidhjeve ekonomike dhe të provimit të mundësive për investime të kompanive nga bashkësia e biznesit të Kanadasë në vendin tonë.

evn