Zaev: U bëmë anëtare e 30-të e NATO-s, ia vlejti gjithçka

NATO është përcaktimi ynë strategjik për pavarësinë e shtetit, siguria është gjëja e rëndësishme jo vetëm për jetët dhe shëndetin e njerëzve, por edhe për parashikueshmërinë, ekonominë, investimet dhe të ngjashme. Sigurisht që ia vlejti gjithçka për atë që është bërë, por këto ditë duke pasur parasysh situatën, nuk mundëm as t’i gëzohemi këtij suksesi të madh, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin 360 gradë në Alsat-M.

Marketing

Ai theksoi se anëtarësimi në NATO si vend anëtar i 30-të në vete sjell përfitime të shumta, si pjesë e aderimit kolektiv në aleancën ushtarake më të fortë në botë.

Marketing