Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka udhëtuar drejt Shqipërisë ku do të marrë pjesë në Samitin për intekonkecion rajonal dhe siguri që do mbahet sot në Tiranë.

Qëllimi i takimit, në të cilin do të marrin pjesë sheaf të shteteve dhe qeverive nga Ballkani Perëndimor dhe Mesdheu, është idetifikimi i sfidave të shteteve për çështjet e sigurisë, njofton “Zhurnal”.

Ndryshe, Kryeminsitri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili duhej të merrte pjesë në këtë Samit e ka anuluar ardhjen me arsyetimin se gjatë ditës së djeshme në mënyrë krejt të papritur ka ndërruar jetë David Azoulai, ministër për Shërbimet Fetare.

Benjamin Netanjahu do të vizitonte Shqipërinë më 1 nëntor 2018, kurse më pas planifikonte të vizitonte edhe Bullgarinë, Greqinë, Rumaninë dhe Serbinë.

Artikulli paraprakVazhdon debati për rebalancin e buxhetit në kuvend
Artikulli tjetërAgon Amiga ofendon rëndë Ledri Vulën në këngën e re