Zaev uron qytetarët me rastin 8 Dhjetorit – Ditën e Shën Klimentit

Kryeministri Zoran Zaev me rastin e 8 Dhjetorit, festës së Shën Klimentit të Ohrit, dërgoi urime deri tek qytetarët të cilët e festojnë emrin dhe veprën e iluministit dhe klerikut të madh.

Marketing

“Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të gjithë besimtarëve ortodoksë, Sinodit të KOM-it dhe të gjithë qytetarëve të cilët e festojnë veprën e Klimentit, dërgoj urime me rastin e festës së madhe krishtere – Shën Klimenti i Ohrit me dëshira për fundjavë të hareshme dhe të bekuar festive”, qëndron në urim.

Ai shton se Shën Klimenti i Ohrit mbetet gjallë në histori si themelues i Shkollës së Ohrit, shpesh herë e emëruar si “universiteti i parë ballkanik dhe evropian”, nëpër të cilën kanë kaluar rreth 3.500 nxënës, Numri është impozant edhe për kohën e tanishme.

“Jemi ftuar t’i japim nder të detyrueshëm Shën Klimentit të Ohrit për veprën e tij të madhe klerike dhe iluministe me të cilën na ka obliguar të gjithëve dhe na ka treguar si ‘në vepër’ bëhesh edhe njeri shpirtëror edhe iluminist. Siç ka pasur sukses Shën Klimenti në misionin e kohën së tij, jemi ftuar edhe ne të tentojmë dhe të kemi sukses në tejkalimin e sfidave me durim dhe me mençuri, siç na takon, duke i mbrojtur vlerat që na bashkojnë si qytetarë, si popull dhe si shtet”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Marketing